SPAK përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bëri të ditur se Nuredin Dumani nuk e ka përmendur emrin e Presidentit Ilir Meta si porositës të vrasjes së vëllait të një deputeti në qytetin e Lezhës në vitin 2017.

 

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit Nuredin Dumani në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit)”, thuhet në reagimin e SPAK.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rrjedhja e informacionit mbi deklaratat që vrasesi me pagesë Nuredin Dumani ka dhënë për autoritetet e drejtësisë ka bërë që kohët e fundit të ketë një sërë lajmesh dhe shkrimesh mbi autoret e dyshuar të atentateve dhe objektivat e këtyre atentateve.