Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca e radhës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri. E njëjta masë është kërkuar edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.

 

Kujtojmë këtu se Saimir Tahiri është akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por në shtator 2019, ai u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Tahiri u dënua nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet sherbim prove, për shkak të gjykimit të shkurtuar.