SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gjyqtraja Saida Dollani do të shqyrtojë çështjen në Apelin e Posaçëm. Seanca është caktuar më datë 17 shtator ora 10:00.

Kujtojmë se në muajin korrik, Gjykata e Posaçme hodhi poshtë kërkesën e SPAK, e cila kërkoi që ish-ministri Mediu të përballet sërish me drejtësinë në lidhje me shpërthimin tragjik të Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";