Pas akuzave në SHBA ndaj ish-zyrtarit të FBI McGonigal, deputeti Gazment Bardhi i kërkoi zyrtarisht SPAK të nis hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për  korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista, me pretendimin e lidhjeve te McGonigal me Ramën.

 

Duket se kjo kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK, që ditën e djeshme ka njoftuar deputetin Bardhi për nisjen e verifikimit mbi rastin, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.