Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ditën e martë, në datën 25 nëntor.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka zbardhur edhe agjendën.

Ju njoftojmë se ditën e martë, në datë 25 nëntor, Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ministrja austriake do të pritet në një takim bilateral nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas takimit bilateral, ministret do të mbajnë një konferencë për mediat prej orës 14.15 deri në 14.45, në mjediset e MEPJ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./vizionplus.tv