Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili po zhvillon një tur në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takimin bilateral, Ministri gjerman theksoi përparimin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë lidhur me reformat jetike për procesin e anëtarësimit si ato në fushën e sundimit të ligjit.

Ministrja Spiropali i shprehu homologut të saj mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur politike dhe teknike, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Sipas Spiropalit, Gjermania ka mbajtur gjithmonë qasje të drejtë dhe meritore ndaj procesit të zgjerimit, që e ka mbajtur gjallë procesin e zgjerimit edhe në momente të vështira dhe e ka bërë atë të besueshëm për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dy ministrat ndanë bindjen se Ballkani Perëndimor është pjesë e natyrshme dhe e pazëvendësueshme e familjes europiane./vizionplus.tv