Romë – Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ditës, Spiropali do të zhvillojë edhe një takim bilateral me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani.

Ky samit ndërqeveritar përfaqëson një moment të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe për përgatitjen e projekteve të përbashkëta për avancimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Itali.

Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh përballë sfidave globale të sigurisë dhe do të rikonfirmojë përkushtimin e Shqipërisë për të avancuar bashkëpunimin me Italinë në fushat prioritare të partneritetit strategjik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë takimit të sotëm, ministrja Spiropali do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin në Sigurinë Kibernetike me homologun Antonio Tajani.