Në çdo fushatë zgjedhore mediat audiovizive janë nën monitorim, por në këtë garë për shkak të pandemisë, një pjesë e madhe e komunikimit politik po zhvillohet në rrjetet sociale.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetarja Zefina Hasani, e pyetur se kush fiton në Instagram, përfshirë këtu gjithë mediat sociale, u shpreh se për të është Rama ai që e fiton këtë betejë. Sipas saj, Basha është më pak lojtar.

“Nëse flasim për fushatë Instagrami, padiskutim, për mendimin tim e fiton Rama, jo vetëm pse ka një numër ndjekësish shumë më të madh sesa Lulzim Basha, por sepse ka dhe kontentin që i shkon përshtat Instagramit.

Lulzim Basha ka një lloj përzierje të informacionit që jep dhe në Facebook dhe në Instagram, pra është i njëjti, informativ, politik dhe shumë pak në pjesën e kësaj që do Instagrami, lojës me fotografinë, batutën, me hashtagun. Kështu që, mbetet më interesant Rama në Instagram.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";