Një 51-vjeçar është ekzekutuar ditën e djeshme në Rrëshen nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja u raportua fillimisht si plagosje me armë zjarri. Viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Atentati ndaj 51-vjeçarit dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje, pasi viktima raportohet të jetë pjesë e familjeve me hasmëri në Rrëshen.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Poli Hoxha shprehet se vrasjet në Mirditë janë pjesë e një hakmarrjeje të egër. Krimet, sipas tij, nisën në kohën kur Shqipëria u kanabizua.

“Zakonisht, në Shqipëri janë mbuluar shumë krime, paaftësia për të hetuar… etj. Kjo nuk është gjakmarje, kjo është hakmarrje. Kanë patur marrëdhënie me njëri-tjetrin. E di gjithë Mirdita, gjithë Rrësheni. Është prishur një pazar, akoma ëshët e paqartë,por Prokuroria po heton këtë si burim të konfliktit, në kohën kur Shqipëria u kanabizua. Nga ajo që ndodhi në 2015-ën e 2016-ën, në Shqipëri kanë ndodhur dhe qindar vrasje të tjera. Është një zinxhir i gjatë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";