Lorenco Sina është një nga 6 650 studentët që ka firmosur një nismë për ndërtimin e katër mensave publike, që u depozitua këtë të premte pranë këshillit bashkiak.

 

Për të riun nga Gramshi që ka zgjedhur fakultetin e Drejtësisë, shpenzimet për konsum janë shumë të larta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LORENCO SINA

 

STUDENT NË FAKULTETIN E DREJTËSISË

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është e pamundur që të mos rëndojë, do me thënë duke parë edhe që çmimet janë të larta dhe rrogat këtu, njëkohësisht edhe rritja e inflacionit të shkon gjysma e harxhimeve për ushqimet. Ndikon dhe në gjëra të tjera, si blerja e librave, e rrobave. Mensat publike supozohej që deri tani të ishin ndërtuar.

 

Studentët theksojnë se kanë edhe mbështetjen e pedagogëve për rikthimin e mensave publike në vend, ndërsa kërkojnë çmime normale, si në vendet e rajonit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KRISELDA DEDNDREAJ

 

STUDENTE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Statuti i rezidencave studentore parashikon praniën e mensave si pikë kryesore të tijën. Sot në Sqhipëri nuk ekziston asnjë mensë publike, studentët e vendeve të rajonit e gëzojnë këtë të drejtë dhe ato të Shqipërisë së para 30 vite po ashtu.

 

GEVIO TABAKU

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

STUDENT

 

Në Kosovë një vakt në mensën publike kushton 0.5 euro, ndërsa në Shqipëri një vakt në vend se të mbushë barkun, të zbraz xhepat. 2 009 euro i duhet një studenti që të hajë në mënyrë modeste vaktet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të rinjtë shprehen se do t’i shkojnë deri në fund kësaj iniciative, në mënyrë që t’i jepet fund privatizimit të mensave.