Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë e mbrëmjes së të hënës, ku u qëllua me armë zjarri drejt Top Channel.
Presidenti Begaj ka dënuar aktin dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
Begaj iu bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të dënojnë përgjegjësit.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan presidenti Begaj.
Në orët e para të mëngjesit është qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të godinës të televizionit Top Channel.
Për pasojë ka humbur jetën roja i këtij institucioni. Sipas burimeve, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt godinës ku njëri nga plumbat ka prekur 60-vjeçarin Pal Kola. Ky i fundit humbi jetën teksa po transportohej në spital. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja.
Pak pas ngjarjes, policia gjeti një automjet në autostradë të djegur, e cila dyshohet se i përkiste autorëve të krimit.