Ish ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku u diskutua lidhur me situatën në Ukrainë.

 

Për Vizion Plus, Panariti u shpreh se aktorët pjesëmarrës në këtë mbledhje treguan angazhim për të përballuar të gjitha rreziqet që agresioni ushtarak mund të shkaktojë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përsa i përket pasojave që mund të ketë Shqipëria nga lufta Rusi-Ukrianë, Panariti tha se rreziku nga agresioni ushtarak i Rusisë është shumë dimensional.

 

“Rreziku që agresioni ushtarak i Rusisë është shumë dimensional, nuk bëhet vetëm fjalë për ballafaqim të hapur ushtarak. Bëhet fjalë për ndërhyrje të sofistikuara sië janë sulmet kibernetike, paralizim i të dhënave bankare, transferta. Në këtë pikëpamje kërkohet edhe angazhim i strukturave tona për të rritur në maksimum sigurinë kibernetike. Përshkallëzimi i kërcënimit mund të jetë për tu futur në të dhëna sensitive, për tu futur në të dhënat bankare”, tha Panariti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përsa i përket ndikimit në ekonominë shqiptare, Panariti theksoi se Shqipëria duhet të ruajë një kuotë të të sigurojme të paktën 60% të nevojave tona për grurë dhe miell.

 

“Pavarësisht se Shqipëria nuk është konkurruese e drithrave në tërësi, Shqipëria duhet të ruajë një kuotë të mbjelljes së drithrave. Duhet të sigurojme të paktën 60% të nevojave tona për grurë dhe miell. Mund të futemi shpejt në një bllokim të tregjeve dhe mund të ketë mungesë të grurit e miellit, produkte shumë sensitive.
Situata mund të përshkallëzohet shumë keq”, theksoi Panariti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";