Një efektiv policie është sulmuar me sende të forta pasditen e sotme në Shkodër. Vizion Plus mëson se bëhet fjalë për efektivin Admir Okaj.

Ky i fundit është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales.

Fatmirësisht efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje./vizionplus.tv