Instituti i Studimeve Politike ka kritikuar Kuvendin se dështoi të krijojë një klimë besimi dhe dialogu politik gjatë sesionit të kaluar.

 

Në një raport për periudhën shtator-dhjetor 2022, ISP vëren se jeta parlamentare u dobësua nga problematika brenda opozitës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dualiteti i opozitës reflektoi edhe funksione specifike të Kuvendit, siç janë funksionet zgjedhore, ato ligjvënëse dhe ato përfaqësuese“, thekson ISP në raportin e tij.

 

Nga ana tjetër, ISP vë në dukje se Kuvendi pati vështirësi të përmbushë funksionin e tij zgjedhor dhe disa vende vakante, përfshirë Avokati i Popullit, nuk arritën të marrin zgjidhje as pas 7 muajsh procedurë parlamentare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ISP, deputetët me vlerësimin më të lartë në këtë sesion parlamentar ishin Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS), grupi i PSD dhe PDIU ishin grupet më pak aktive në parlament, qarku Fier ishte më aktivi dhe qarku Shkodër më pak i përfaqësuari, gratë deputete ishin 6% më efikase, sesa deputetët burra. Në total 22 deputetë folën “me heshtje” gjatë katër muajve parlament, si dhe thuajse të njëjtët nuk morën pjesë as në diskutimet në komisionet parlamentare.