Deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se pensionet në vend janë në nivelin më të ulët. Tabaku theksoi se pensionet janë më pak se gjysma e rrogës.
“Megjithëse Drejtori i ISSH u largua do doja ta nismin e ta përfundonim këtë diskutim deri në fund. Si është raporti i shpenzimeve dhe të ardhurave në sigurimet shoqërore? Sipas të dhënave që kemi marrë dhe nga raporti i fundit i KLSH, numri i përfituesve është rritur me 15 mijë në çdo vit dhe kjo po shkon drejt barazimit të përfituesve me kontribuesit. Së pari emigracioni i lartë, së dyti informaliteti dhe skema e dështuar në 2014 që ishte një reformë shumë larg asaj që pritej të ndodhte në vend.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shumë larg mesatares normale pensioni mesatar në fshat dhe më tej ai në qytet. Po ashtu në total pensioni është më i ulët se sa mesatarja e pagës, siç edhe është përllogaritja sipas formulës së INSTAT< ndërsa aktualisht është sa 40% e pagës si pension mesatar. Ku do të investojë fondi i ISSH? Si ka menduar ta kompensojë fondi mungesën në të ardhmen për shkak të situatës që ne po përballojmë’, thekson ajo.