Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes pasardhësit të tij në detyrë, Albin Kurti dhe presidentit serb,  Aleksandër Vuçiç.

Haradinaj thotë u zhvillua edhe një tjetër takim i padobishëm ndërsa ngul këmbë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tryezën e dialogut, ndryshe sipas tij, Kosova do të humbasë shumë:

Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. 

Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! 

Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! 

A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";