Kryeministri Edi Rama i ka propozuar këtë të premte presidentit Begaj një grua për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, kryeministri bëri me dije se bëhet fjalë për Vlora Hysenin. Rama e cilësoi Hysenin si një grua të përgatitur që ka spikatur ndër vite.

 

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Rama zhvilloi një takim këtë të premte me kreun e shtetit, Bajram Begajn.