Sali Berisha ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Gjatë fjalës së tij në takimin e Fierit, ish-kryeministri tha se Edi Rama po bën të njëjtën gjë si Enver Hoxha i cili sipas Berishës përdori varfërinë për të ngritur pushtetin e tij ndaj njerëzve.

“Enver Hoxha përdori varfërinë për tu ulur kokën njerëzve. Po ky çfarë bën? Sot ata që marrin rrogë të mesme dhe të ulët, marrin 15% më pak se në 2013, por pse? Sepse ushqimet janë rritur mbi 100% nga 2014 deri sot, me statistikat e Ramës dhe këto familje shpenzojnë 50 deri 60 % të të ardhurave për ushqime.”- tha Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";