Një tjetër njësi task force është ngritur në varësi të Ministrisë së Infrastukturës. Ajo do të skanojë të gjitha shkeljet që do të kryhen nga mjetet e mallrave, autobuset e linjave ndërurbane, taksitë apo dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

 

Finalizimi i kësaj taks-force vjen pas marrëveshjes së Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Objekt i kontrollit do të jenë lejet dhe licensat, respektimi i numrit të pasagjerëve në autobuzët ndërqytetas si dhe mjetet e tjera të tansportit si të qytetarëve ashtu edhe të mallrave.

 

 

Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme për të vendosur në zbatim ligjin për sigurinë rrugore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Një task force e tillë e etiketuar si policia gri ka funksionuar edhe më përpara po në varësi të ministrisë së Transporteve, por në vitin 2017 ajo u shkri me vendim të qeverisë pasi sipas kryeministrit Rama nuk solli rezultatet e duhura.