Të dënuarit e burgut të Reçit u kanë dërguar letër publike deputetëve të opozitës, për të miratuar ligjin për amnistinë penale.
Amnistia penale, e cila votohet zakonisht në fund të vitit, mbeti peng i tensioneve në Parlament.
Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur dakordësi për projektligjin, teksa të fundit thonë se PS po përpiqet të lirojë nga burgu zyrtarët e dënuar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nga ligji për amnistinë penale pritet të përfitojnë afro 600 të dënuar duke lehtësuar burgjet që janë të mbipopulluara. Për miratimin e ligjit duhen 84 vota në parlament.
Mazhoranca, duke qenë se nuk i ka e vetme këto vota, i duhet “ndihma” e opozitës, deputetët e të cilës kërkojnë që amnistia të përfshijë edhe personat që janë arrestuar gjatë protestave.