Rritet numr i i personave të arrestuar si përdorues droge gjatë drejtimit të automjetit.

 

Sipas policisë në pranga kanë rënë tre të rinj të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kuadër të përdorimit të aparatit AquilaScan, para dy javësh, janë vënë në pranga 7 shtetas që janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.

 

“Policia Rrugore e Tiranës arreston në flagrancë 3 drejtues të tjerë mjetesh që drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.

Që nga nisja e përdorimit të aparatit AquilaScan, para dy javësh, janë vënë në pranga 7 shtetas që janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh, shtetasit:

– E. A., 23 vjeç dhe J. M., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

– V. D., 27 vjeç, banues në Selanik, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Gjatë kryerjes së testit të drogës, me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se këta shtetas drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi V. D., pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A. M. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa“, thuhet në njoftimin e policisë.