Tetë parti të vogla të opozitës kanë propozuar krijimin e një federate si një mekanizëm për bashkimin e të gjitha forcave që janë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste.
Sipas të vegjëlve për fitoren përballë kryeministrit Edi Rama, është i domosdoshëm edhe bashkimi i PD e vendosja e një bashkëpunimi mes Sali Berishës e Lulzim Bashës.
AGRON DUKA
KRYETAR I PAA
“Basha dhe Berisha i kanë ndjekur propozimet tona. Kemi shpresë se duke i shërbyer bashkimit, t’i thërrasin arsyes sepse opozita në këtë gjendje e ka shumë të vështirë të mundë këtë megamazhorancë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në një kohë që një prej arsyeve pse opozita po bllokon çdo mbledhje të parlamentit është kërkesa për vendosjen e Oerd Bylykbashit në krye të reformës zgjedhore, Fatmir Mediu propozon si mekanizëm paqeje që në krye të këtij komisioni të mos jetë as Bylykbashi as Alibeaj.
Fatmir Mediu
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Opozita të zgjedhë me votën e gjithë deputetëve të saj, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Çdo grup parlamentar duhet të jetë i përfaqësuar në këtë komision. Deputetët zgjedhin me 2/3 bashkëkryetarin. “
Propozimi i aleatëve ka pak gjasa të zbatohet së pari, sepse as Sali Berisha e as Lulzim Basha të paktën në këtë moment nuk duan të bashkëpunojnë me njëri tjetrin.