Nis zbatimi konkret i Marrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës

 

Realizohen dy ekstradimet e para. Më 16 mars 2022, hyri në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës. Në më pak se dy muaj pas hyrjes në fuqi, sot, më dt. 05.05.2022, Prokuroria e Përgjithshme u njoftua për arrestimin e dy shtetasve shqiptarë përkatësisht në Kukës dhe Vlorë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi përkatësisht në vitin 2020 dhe vitin 2021 për veprat penale “trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, “Falsifikim dokumentacioni”, “Shkelje e ligjit për drogat”.

 

Prokuroria e Përgjithshme, mbështetur në Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, (si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të 13 Dhjetorit 1957, ratifikuar me Ligjin nr. 17/2022, (hyrë në fuqi më datë 16.03.2022), si dhe nenet 493 e vijues të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, inicioi kryerjen e veprimeve proceduriale përkatëse lidhur me ekstradimin e dy shtetasve duke ia përcjellë dokumentacionin prokurorive kompetente.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto dy raste përbëjnë rastet e para të fillimit të zbatimit konkret të Marrëveshjes.

 

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Republikën e Italisë, Mbretërinë e Bashkuar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Republikën e Kosovës dhe së fundmi edhe me Mbretërinë e Spanjës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";