Një efektiv policie i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri. Policia njofton se efektivët ishin në ndjekje të një personi të dyshimtë në momentin e ngjarjes. Të shtënat janë regjistruar tek Pediatria.
Policia njofton se është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa efektivi i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen detaje mbi ngjarjen.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, njofton policia.