Policia e Mirditës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fan të Mirditës.

 

Sipas bluve, ngjarja ku janë përfshirë dy të rinjtë Pashk Prenga dhe Glodian Gjoka ka qenë për motive të dobëta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht pa qenë Pashk Prenga 39 vjeç që ka kanosur 28 vjeçarin Glodian Gjoka me armë.

 

Më pas, ky i fundit ka shkuar në familjarët e Prengës ku i ka kanosur edhe ata me armë zjarri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve, ndërsa po punohet për gjetjen e armëve, që i kanë pasur pa leje.

 

Ata akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 Mirditë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Fan, Mirditë.

 

Vihen në pranga të 2 shtetasit e përfshirë në konflikt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas marrjes së njoftimit për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Klos, Njësia Administrative Fan, Mirditë, ku shtetasi G. Gj. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin P. P. ka qëlluar me armë zjarri, kanë vijuar veprimet hetimore intensive, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore janë arrestuar në flagrancë shtetasit G. Gj., 28 vjeç, banues në Mirditë dhe P. P., 39 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur ditën e djeshme, shtetasi G. Gj. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për të kanosur shtetasin P. P. Më pas, shtetasi P. P. dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit G. Gj. dhe ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri.

 

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit që posedonin 2 të arrestuarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.