Sipas një raporti të ri mijëra njerëz në Evropë kanë vdekur për shkak të termocentraleve të qymyrit të ndërtuara në Ballkanin Perëndimor që shkelin kufijtë e ndotjes.Për gjatë tre viteve të fundit, standardet e reja të ndotjes së ajrit duhet të kishin sjellë reduktime të emetimeve të dëmshme nga fabrikat e qymyrit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por në fakt ka ndodhur e kundërta.Duke u bazuar tek një raport të publikuar më 7 shtator nga CEE Bankwatch Network dhe Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, pretendohen se 19,000 njerëz kanë vdekur gjatë tri viteve të fundit, si rezultat i ndotjes së ajrit të shkaktuar nga TEC-et në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinëdhe Maqedoninë e Veriut. Ky raport paralajmëron se ndotja e shkaktuar nga këto termocentrale prek jo vetëm njerëzit në vendet e tyre, por edhe ata në vendet fqinje të BE -së, veçanërisht në Itali, Rumani, Hungari dhe Greqi.

Nga këto vdekje, më shumë se 50% (10,800) ishin në vendet e BE -së, dhe pothuajse 30% (6,500) në Ballkanin Perëndimor dhe pjesa tjetër në vendet fqinje.

Pritej që niveli i SO2, njëndërndotësitmëtëmëdhenjtë ajrit, të ulej për shkak reduktimit të aktivitetit ekonomik sipasojë e COVID-19, por ndodhi krejtësisht e kundërta.Në vitin 2020, emetimet e dioksidit të squfurit nga termocentralet e qymyrit në të gjithë rajonin i kanë shkelur në mënyrë flagrante kufijtë ligjortë ndotjes. Gjatë vitit 2020 niveli i SO2 u rrit me 6.4% nga 6% që ishte në vitet 2018-2019.

Që nga viti 2018, vendet e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor kanë qenë të detyruar të zvogëlojnë ndotjen e ajrit nga termocentralet – sipas rregullave të miratuara nga Komuniteti i Energjisë, një organizatë që bashkon vendet anëtare të BE -së dhe vendet e tjera fqinje në fushën e energjisë.Pavarësisht direktivave të BE -së, vendet e Ballkanit nuk po përpiqen të eliminojnë problemin e ndotjes së ajrit. Duke mos kaluar në sisteme të qëndrueshme të energjisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Problemi është serioz.Në përgjithësi, kostot shëndetësore të lidhura me impiantet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor që shkelin rregullat e ndotjes në vitin 2020 u vlerësuan nga 6 miliardë euro deri në  12.1 miliardë euro. Paralelisht, investimet në masat e efikasitetit të energjisë dhe energjinë e rinovueshme duhet të rriten urgjentisht, dhe duhen hartuar planet për një tranzicion të drejtë për punonjësit e qymyrit dhe komunitetet duhet të hartohen së bashku me të gjithë aktorët përkatës, veçanërisht komunitetet e prekura nëqoftëse me të vërtet pritet ndryshim.

Përgatiti: Armela Toska