Numri i lartë i aksidenteve rrugore ka shtuar dhe praninë e kontrolleve të policisë në terren. Si pasojë e këtyre kontrolleve janë vënë në pranga 8 shoferë dhe pezulluar 109 leje drejtimi.

 

Në të njëjtën kohë janë gjobitur 628 drejtues mjetesh. Kryesisht, gjobat dhe pezullimet janë bërë si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, manovrave të gabuara dhe përdorimit të celularëve gjatë drejtimit të mjetit. Problem mbetet dhe ngarja e makinës në gjendje të dehur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Njoftimi i plotë:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontrolle intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kontrolleve, duke përdorur bazën logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të clët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar nga mjetet inteligjente dhe janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 234 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, në qendrat e banuara.

 

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie.

 

395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

103 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës.

 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";