Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  si dhe vlera të larta presioni si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 5-8 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore deri 9 / 27°C
në zonat e ulëta deri 8 / 29°C
në zonat bregdetare deri 13 /27°C
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";