Temperaturat e ulëta që kanë shkuar deri në -14 gradë gjatë orëve të natës kanë sjellë pamje interesante me stalagmite akulli në bregun e liqenit të Pogradecit.

Pamje të tilla vijnë pas gati pesë vitesh në bregun e liqenit të Ohrit, pasi temperaturat në vitet e kaluara nuk kanë qenë kaq të ulta, pamje këto që edhe këtë vit do të tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Stalagmite të tilla akulli hasen përgjatë gjithë bregut të liqenit, kryesisht në urat apo pistave turistike të vendosura në brendësi të liqenit nga operatorët turistikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";