Deputetja e PD, Albana Vokshi e cila është pjesë e grupit të Rithemelimit ka shkuar sot në selinë e PD.

 

Vokshi ka deklaruar për mediat se i kanë ndërruar bravën e zyrës së LDG. Ajo thekson se ky veprim është bërë pa dijeninë e saj ndërsa e cilëson, veprim të dhunshëm, uzurpues, jo qytetar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale. Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz. Janë të pavarura nga strukturat dhe lidershipi i PD.”-tha Vokshi.