Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetët e opozitës.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema bën me dije se masa është kërkuar për Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Saimir Korreshin.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 13:00për vendimin.

Kjo kërkesë erdhi pas veprimeve të dhunshme që deputetët e pakicës bënë në Parlament. Në një moment, teksa janë ndaluar për të hyrë në seancë, Noka shtyu gardistin dhe tentoi ta dhunonte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej disa muajsh tashmë, që kur opozita ka vendosur mosbindje civile në Kuvend, mazhoranca ka miratuar e vetme një sërë ligjesh, por edhe ka përjashtuar pjesën më të madhe të deputetëve./vizionplus.tv