Policia e Vlorës ka arrestuar 43-vjeçarin A. Sh., pasi natën e ndërrimit të viteve, ka tentuar të vrasë me armë një 36-vjeçar.

 

Pas një konflikti të çastit, 43-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në një lavazh në “Ujin e Ftohtë” në Vlorë shtetasin Sh. Gj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.