Grupi i punës i bashkise Puke ka kryer verifikimin në të gjithë problematikat që u shfaqen naten e mbrëmshme si pasojë e termetit të rënë rreth orës 22:45 minuta, ku rezulton:

 

1. Në bllokun e pallateve sipër muzeut “Migjeni” ka plasaritje të theksuar tej mureve të jashtme të pallatit, ku kërkohet njësi e specializuar për përcaktimin e rrezikshmerisë.
2. Në bllokun e 5 pallateve ka plasaritje të mureve të jashme, të cilat paraqesin rrezikshmeri të lartë për banorët, kërkohet njesi e specializiar për përcaktimin e shkallës së rrezikshmerisë.
3. Ka rreth 25 oxhaqe të dëmtuara dhe 10 prej tyre të dala jashtë funksioni. 50 m2 çati me tjegull e dëmtuar, në dy blloqe pallatesh.
4. Spitali bashkiak “Elez Selimi” Pukë ka pësuar çedime dhe plasaritje, kërkohet njesi e specializuar për përcaktimin e shkallës së rrezikshmerisë.
5. Kemi 5 banesa në qytetin Pukë, me dëmtime plasaritje muresh, 4 banesa në njesinë administrative Gjegjan me plasaritje muresh, 3 banesa në njesinë administrative Luf-Qerret me plasaritje muresh .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sherbimi Mzsh ka kryer që në orët e para të mengjesit marrjen e masave për eleliminimin e rrezikut përsa i përket heqjes së tullave të oxhakeve të shembur. Vijon puna për marrjen e çdo ankesave që paraqitet.