Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan tha se për qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të mungojë mbështetja. Përmes një postimi në “Twitter”, Erdogan deklaroi se ministrat dhe specialistët janë në terren për të ndihmuar.

 

“Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne u qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë të premte Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter. Deri tani raportohet për disa shtëpi të shkatërruar, por nuk ka akoma të dhëna për viktima.