Tetë persona u arrestuan nē kuader te operacionit policor tē koduar “Fati i lojrave” nē Shkodër.

Sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenin për lojrat e fatit dhe një shumë parash.

Te prangosur nē flagrancë janë shtetasit:

•N. U., 30 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”. Pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore që e përdorte shtetasi N. U, në Pulaj ‘ Velipojë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shumë parash, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

M. R., 27 vjeç, F. G., 18 vjeç , A. S., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, N. A., 36 vjeç, T. B., 53 vjeç, E. L., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.