Përfaqësuesit e partive parlamentare që përbëjnë shumicën qeverisëse në Mal të Zi do ta zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve mbi krizën e pushtetit sot në parlament.

Mediat bëjnë me dije se një nga udhëheqësit e partisë pro-serbe në pushtet, Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviç është shprehur se  nuk po heqin dorë nga kërkesat fillestare për ta krijuar një qeveri pa kryeministrin Zdravko Krivokapiç.

Medojeviç i tha Pobjeda-s se Fronti Demokratik do të marrë pjesë në takimin e sotëm, por se nuk do të heqë dorë nga kërkesat.

Për sa na përket, ne jemi të vetmit që dolëm me pozicione të qarta – për të mos mbështetur qeverinë e Zdravko Krivokapiq, se ai ka mbështetjen e vetëm 14 deputetëve. Ne mendojmë se zgjidhja më e mirë është një qeveri e re brenda të njëjtës mazhorancë”, ka thënë Medojeviç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";