Në Maqedoninë e Veriut janë publikuar të dhëna të tjera në lidhje me skandalin me vaksinat kineze ku kompania prodhuese nuk mban përgjegjësi për efektet anësore të injeksionit. Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë diçka të tillë dhe i quan dizinformata.

 “MSH në llogarinë e ‘Stabri International’, kompani fantazmë nga Hong Kongu ka paguar 12.5 milion euro për 200.000 vaksina. Dokumenti i dhënë nga Dojçe Bank më 25 janar 2021, që duhej të shërbejë për arritjen e marrëveshjes me ‘Sinofarm’ për blerjen e 200.000 vaksinave për nevojat e Maqedonisë e vërteton këtë. Kjo është dëshmi se Zaevi dhe Filipçe paguajnë 62. 5 dollarë për një vaksinë. Të dhënat që i publikojnë mediat janë se një vaksinë e ‘Sinofarm’ kushton 32 dollarë”, tha Mile Lefkov.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë në mënyrë kategorike i përgënjeshtron dhe i dënon siç thonë nga atje, plasimin e dokumenteve të rrejshme që opozita dhe mediat e afërta me ta i publikojnë si pjesë përbërëse të procesit të blerjes së vaksinave kundër COVID-19.

“Edhe VMRO-DPMNE edhe mediat e afërta me ta shumë mirë e dinë se proceset e blerjes së vaksinave janë të besueshme, veçanërisht çmimet e vaksinave, kjo është politikë globale e të gjithë prodhuesve. Edhe njëherë MSH-ja përgënjeshtron se dokumenti dhe shuma e theksuar në të kanë lidhje me blerjen e vaksinave. Potencojmë se bëhet fjalë për lajme të rreme“, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, derisa opozita dhe pozita në Maqedoninë e Veriut vijojnë përplasjet rreth vaksinave kineze, situata me COVID-19 vjen duke u bërë gjithnjë e më shqetësuese.

Shifrat ditore gati çdo ditë janë në rritje, kurse kapacitetet spitalore po mbushen me ritëm të përshpejtuar duke u vënë në funksion edhe spitalet mobile.

Shifrat e fundit flasin për 995 pacientë që trajtohen nëpër covid-qendrat e vendit, kurse rastet aktive tashmë kanë kaluar shifrën prej 10 mijë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";