Tirana mbylli sot vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Në një ceremoni me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, stafeta për vitin 2023 i kaloi qytetit Lublin në Poloni. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për Tiranën po mbyllet një vit i rëndësishëm, por nis një tjetër po aq i rëndësishëm, viti i “Qytetit Europian të Sportit”.

 

Ai tha se Shqipëria dhe Tirana sot është në ditët e saj më të mira.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po emocionohesha kur shikoja fotografitë, po i thoja Evisit që kisha në krah, sa shpejt ikën 1000 aktivitete, sa shpejt iku ky vit, por unë besoj gjithmonë se ditët më të mira në Tiranë, me çunat e gocat e mrekullueshëm, i kemi përpara. Mezi pres që teksa marrim pak frymë nga një vit i jashtëzakonshëm, kur Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, ne të rikthehemi të fortë, me energji, si një skuadër e pamposhtur, për Qytetin Europian të Sportit 2023,” u shpreh Veliaj.

 

Kryebashkiaku tha se ato që sot janë realizuar me shumë mund e përpjekje janë rezultat i asaj që kemi ëndërruar vite më parë dhe që e kanë kthyer Tiranën dhe gjithë Shqipërinë në qendrën e zhvillimeve europiane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teksa po reflektoja se çfarë ishte ky vit për mua, kuptova se disa gjëra kanë shumë rëndësi: Ëndrrat kanë shumë rëndësi. Ne ëndërronim të ishim anëtarë të Këshillit të Sigurimit dhe Shqipëria sot është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ne ëndërronim që një ditë Shqipëria të ishte vendi më i avancuar, një nga vendet që ka bërë më shumë progres, duke menduar prej nga e nisëm dhe ja ku jemi, përpara 2 ditësh, Shqipëria dhe Tirana ishin epiqendra e Europës, shtëpia e madhe e Samitit BE-Ballkani Perëndimor,” u shpreh ai.

 

Ai kujtoi edhe një prej aktiviteteve më të mëdha sportive këtë vit në Tiranë, siç ishte Uefa Conference League.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ëndrrat kanë rëndësi, por fillimisht duhet të ëndërrosh. Ne duhet të punonim fort që të realizonim ëndrrën tonë, që Tirana të ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ishte ëndërr për ne që një finale e UEFA-s të ndodhte në Tiranë, siç ishte ajo e Conference League. Ishte ëndërr për ne që një ditë të zgjidheshim Qyteti Europian i Sportit dhe ëndrrat kanë rëndësi sepse vetëm ëndërrimtarët ngrihen nga llumi, ngrihen nga këneta, ngrihen nga moçali, mendojnë gjërat e bukura, që duan të arrijnë, i realizojnë ato dhe kur ia mbërrijnë, janë histori suksesi, siç ishte Tirana jonë,” vijoi Veliaj.