Tirana dhe qytetarët e saj vijojnë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj të cilët prej një muaji janë duke vuajtur agresionin rus. Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar disa foto nga muralja më e re në kryeqytet, ku është pikturuar një i ri me simbolet e flamurit ukrainas teksa gjuan me llastiqe. Por në vend të gurit, artisti kryeqytetas në mënyrë simbolike ka vendosur trëndafil, duke përcjellë mesazhin e paqes.

 

Ndërkohë, pas emërtimit të rrugës “Ukraina e lirë” dhe vendosjes së flamujve në shtyllat e ndriçimit, Bashkia e Tiranës ka lyer dhe trotuaret pranë ambasadës serbe dhe ruse me ngjyrat e flamurit ukrainas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që në këtë rrugë ndodhet dhe selia e Ambasadës Ruse si dhe ajo e Serbisë.

 

Në kryeqytet ka nisur një fushatë sensibilizuese nga Bashkia e Tiranës për grumbullimin e ndihmave në mbështetje të popullit ukrainas që po përballet prej ditësh me agresionin rus. Përveç organizimeve për mbledhjen e kontributeve, kanë qenë të shumtë qytetarët që individualisht kanë ofruar ndihma monetare, ushqime apo edhe veshje. Të gjitha e ndihmat e mbledhura dërgohen në mbështetje të popullsisë civile ukrainase të prekur nga agresioni rus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";