Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frroku si dhe 10 zyrtarëve të tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave.

 

Gjykata ka pranuar gjithashtu gjykimin e shkurtuar për të pandehurit. Sipas hetimeve të nisura që nga viti 2019, rezulton se janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme 66 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës, me vlerë 13 milionë euro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SPAK argumenton se është dokumentuar se në kundërshtim me ligjin u përvetësuan sipërfaqe të mëdha toke, ndërsa në vitin 2021 Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e këtyre pronave.