Jozefina Topalli u rikthye në selinë blu blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit. Në një prononcim për mediat, Topalli theksoi se nuk ka ndryshuar qasje ndaj kreu të PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se nuk e bën “karrigia” lider.

“Nuk kam ndryshuar asnjë gjë, nga ajo që kam thënë për Bashën dhe e përsëris për çdo model të Bashës. Dua të shkoj atje, nuk do të paragjykoj, por një gjë kam kuptuar në 3 dekada eksperiencë. Karrigia nuk të bën lider. Vendimet e forta që ndoshta kundërshtohen nga shumica, kur mendon se janë të drejta duhet ti marrësh. Nuk është karrigia, është qëndrimi”, tha Topalli.

Këtë të martë do të mblidhet Këshilli Kombëtar i thirrur nga “Rithemelimi”, ku pritet të votohen ndryshimet në statut./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";