Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka reaguar pas 24 orësh për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku humbi jetën një një 7-vjeçare pasi u përplas nga një gomone e cila drejtohej nga ish- shefi i Komisariatit të Himarës Arjan Tase.

 

Në një postim në Twitter, Kumbaro shkruan se nuk ka fjalë ngushëlluese për prindërit dhe familjarët e vogëlushes, ndërsa i bën thirrje drejtësisë që të bëj punën e saj pa asnjë kompromis dhe të jap dënimin maksimal për autorin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministja kishte edhe një kërkesë për Policinë e Shtetit, që që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës.

 

Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit,familjen për gjëmën që pësuan,kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë

 

Humbje jete, në tokë a në ujë qoftë!

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës”, shkruan Kumbaro.