Dy ditë pas tragjedisë që ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona për shkak të zjarrit që përfshiu ndërtesën, sot kanë ardhur edhe dorëheqjet e para në radhët e autoriteteve shëndetësore në vend.  Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.

Zv. Ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, i cili e konsideron këtë si një akt moral, pavarësisht se nuk ka lidhje me procedurat vënies së spitalit modular.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqje si akti më i lartë moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënies së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”, shprehet Hasani.