Dioqeza e Rrëshenit në bashkëpunumim me organizata të shoqerisë civile në Kurbin e Lezhë kanë bërë homazhe duke ndezur qirinj e hedhur lule në bregdetin e Shëngjinit në përkujtim të 7 vjeçares që humbi jetën një ditë më parë në Patom të Himarës pasi u godit nga një motoskaf.

 

Ky marshim nga kisha e Shëngjinit deri në afërsi të portit, përgjatë Shëngjinit, ishte edhe një protestë ndaj ngjarjeve të tilla dhe qiririn e parë e ndezi një vogelushe që mund të kishte moshën e vogelushes që humbi jetën, që u pasua më pas nga heshtja dhe përulja për jetën e 7 vjeçares.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dom Gjergj Meta tha se në lutjen e tyre në qetësi për familjen që humbi fëmijën e saj janë mijëra shqiptarë që u hidhëruan, trishtuan dhe u solidarizuan për këtë ngjarje dhe gjithçka është një homazh për ta.