Ditën e djeshme, në zonën e Eretria-s Greqi, ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku kanë humbur jetën 3 elektricistë nga goditja elektrike. Mes tyre ishte dhe një shqiptar. Shqiptari, i identifikuar si Aleks Bruka, ishte nga Rrësheni dhe baba i tre fëmijëve.

Një ditë pas ngjarjes është bërë arrestimi i tre personave që janë dërguar në Prokurori. Të arrestuar janë përgjegjësi, inxhinieri përgjegjësi i projektit dhe mbikëqyrësi i punëve. Ata po përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Megjithatë, hetimi për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes vijon ende.

Kujtojmë së nga ngjarja e ndodhur dje, pati edhe një të plagosur i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";