Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj.Mira Rakacolli ishte e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, prej ku pati edhe një përplasje me z.Tritan Shehu, ish-deputetin e PD-së.

Shehu u shpreh se vendimet nga Komiteti nuk merren në bazë të kritereve, por vetëm në ato çka sheh në ëndërr kryeministri. Sipas tij, Rama po e kërkon fajin tek populli.

Tritan Shehu: Kryeministri e sheh fajin tek populli. Kush janë indikatorët? Kush janë kriteret? Me çfarë numri infektimesh në ditë do të bëhet kjo mbyllje… çdo vend i ka caktuar dhe i ka publikuar qartësisht

Mira Rakacolli: Indikatorët i përmenda, nuk është një muhabet tavoline, por një shkencë në vetvete. Ndërthurja e këtyre indikatorëve ëhstë një shkencë më vetevete që ne të dy e dimë shuëm mëirë që quhet epidemiologji…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tritan Shehu: Në Shqipëri, ka vetëm një kriter, presin çfarë do shikojë në ëndërr kryeministri që tua thotë Komitetit të nesërmen…