Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, të arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasese në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

 

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës, nuk ka folur ne gjykate, nderkoje qe me heret i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij ne polici.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Erald Pajtani u arrestua me 31-dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasese në kolonat e objektit në ndërtim të pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19-nëntor të vitit 2020.