Kryetari i Rithemelimit në Malësinë e Madhe, Fredi Stërkaj, ka reaguar për Vizion Plus pas lajmit se në biznesin e tij ishte vendosur lëndë plasëse.

Stërkaj tha se lënda plasëse nuk është vendosur në biznesin e tij, port e parking në qendër të fshatit.

“Policia po heton, nuk ia kam idenë. Lënda plasëse nuk është vendosur teë biznesi im, port e parking në qendër të fshatit, që është i përbashkët. Aty ka qenë e vendosur reklama e biznesit tim, hotel”, tha ai.

“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.    

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia për ngjarjen. /vizionplus.tv