Refuzimi për të paguar një gjobë 100 mijë euro, besohet se u bë shkak që biznesmenit Italian, Roberto Del Gaido, t’i vendosej tritol në fasonerinë e tij në zonën e Freskut në Tiranë.

 

Një javë pas ngjarjes, policia vuri në pranga 46-vjeçarin Edmond Arapi , si porositësi i dyshuar i atentatit, ndërsa shoqëroi edhe një 16-vjeçar. Ky i fundit pohoi para hetuesve se Arapi e kishte paguar 100 mijë lekë për vendosjen e tritolit në derën e jashtme të biznesit të italianit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Adoleshenti banon në Kamëz, por shpesh herë ai është parë edhe në zonën e Freskut. Disa muaj më parë ai është arrestuar si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritoli në një banesë në Allias dhe gjykata në atë kohë e liroi për shkak të moshës.

 

Nga ana tjetër Arapi nuk ka folur gjatë arrestimit. Pas ngjarjes, ai ishte fshehur në Himarë, ku edhe u zbulua nga policia. Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto Del Gaido dhe e kishte kërcënuar disa herë që nëse nuk do ta paguante, do të ishte i rrezikuar, por italiani kishte refuzuar. Policia ka tentuar që të marrë sërish në pyetje italianin, por ky i fundit është larguar në vendin e tij të origjinës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";