Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje fshatin Hot i ri në Shkodër.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:25, kur një sasi lënde eksplozive iu vendos banesës së oficerit të policisë Shkodër, Pëllumb Vuka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga vala e shpërthimit u shkaktuan dëme të shumta materiale.

 

Një pjesë e murit të shtëpisë u shemb, ndërsa u dëmtuan po ashtu dyert, dritaret si dhe orenditë shtëpiake. Dëmtime të shumta pësoi edhe makina tip “Benz” e efektivit  49-vjeçar që ishte parkuar para banesës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në momentin e ngjarjes oficeri Pëllumb Vaka së bashku me familjarët e tij ishin në gjumë, por fatmirësisht ata nuk pësuan lëndime.

 

Autorët sipas burimeve pranë grupit hetimor, përdorën një gardh anësor të një toke bujqësore që kufizohet me pronën e efektivit për të hyrë brenda perimetrit të banesës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por mungesa e kamerave të sigurisë  ja ka vështirësuar punën hetuesve për identifikimin dhe kapjen e tyre.

 

Mëshohet se efektivi i policisë Pëllumb Vaka ka mohuar që të ketë konflikte me persona të tjerë. Por ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është rasti i katërt në Shkodër që sulmohen shtëpitë apo automjetet e punonjësve të policisë së këtij qarku.